124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151. Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 76 vjeçare nga Shkodra, një 50 vjeçar, një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Krujë, 6 raste në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Divjakë, 3 raste në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë dhe nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq dhe Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 44 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 151 të infektuar,
– 193 viktima;
– 3268 të shëruar,
– 2735 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto