Reels, krijimi i fundit i Instagram që sfidon TikTok - Business Magazine Albania

Reels, krijimi i fundit i Instagram që sfidon TikTok

Video 15 sekonda të gjata me efekte video dhe këngë në sfond. Nuk është TikTok, por funksioni i ri Reels i Instagram-it, që ka hedhur kandidaturën për të qenë rivali kryesor i rrjetit social kinez. Çfarë është një Reel – Një Reel është një video 15 sekonda e gjatë.  Brenda saj mund të përfshihen efekte audio (këngë artistësh të famshëm ose regjistrime të reja) dhe video, si sloë motion ose disa sfonde të personalizuar.

Instrumentet e vëna në dispozicion nga Instagram do të jenë “të lehtë dhe do t’u japin mundësi të gjithëve që të shpalosin imagjinatën e tyre”, lexohet në komunikatën për shtyp. Si funksionon – Instrumenti i ti do të jetë në dispozicion brenda fotokamerës së Instagram-it, afër modaliteteve të tjera që përdoren për stories.

Pas realizimit të videos, do të jetë e mundur të publikohet në profilin personal për t’ia treguar të gjithë miqve. Ndër të tjera, përdoruesi mund të vendosë nëse mund ta bëjë publik për të gjithë, me shpresën për të përfunduar në vitrinën “Eksploro” të Instagram-it ku mund të bëhet virale. Sfidë për TikTok – Janë të shumta ngjashmëritë mes Instagram Reels dhe TikTok për të mos menduar se bëhet fjalë për një lëvizje të studiuar për të sfiduar rrjetin social kinez.

Kundër TikTok po bëhet një fushatë bojkoti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidenti Donald Trump ka dhënë një ultimatum: kompania kineze ByteDance duhet të shesë kuotat e saj brenda aplikacionit nëse nuk do të rrezikojë embargon. Edhe në të kaluarën Instagram ka zhvilluar një operacion të ngjashëm: në 2016-ën, rrjeti social në pronësi të Mark Zuckerberg ka lajmëruar krijimin e Stories, duke hyrë në konkurrencë me Snapchat dhe modalitetin e saj Memories, e përbërë nga fotografi dhe video të shkurtra që mund të shihen për vetëm 24 orë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0