Shkencëtarja: Ndihem e qetë kur mendoj për fundin e universit - Business Magazine Albania

Shkencëtarja: Ndihem e qetë kur mendoj për fundin e universit

Teoritë për fundin e Universit janë të larmishme dhe të ndryshme nga shkencëtarë të ndryshëm. Për disa njerëz kjo gjë shkakton ankth se si do të jetë ai moment dhe çfarë do të ndodhë më pas. Por kur kozmologia Katie Mack mendon për fundin e gjithçkaje, kjo i jep asaj paqen. “Ka diçka, për të pranuar pafundësinë e ekzistencës, që është çliruese,” shprehet ajo. Katie kujton ende momentin e parë kur ajo kuptoi se universi mund të përfundonte në çdo moment, teksa ishte me shokët e saj të klasës dhe profesorin e universitetit.

Ajo mësoi se shkencëtarët nuk e kanë idenë pse universi u zgjerua në mënyrën si u zgjerua dhe kjo do të thotë se ata gjithashtu nuk kanë asnjë mënyrë për të parashikuar fundin e tij. “Shumë aspekte të jetës moderne janë krijuar për të provuar të na bindin se ne jemi plotësisht të sigurt, të mbrojtur dhe në kontrollin e gjithçkaje përreth nesh. Dhe kjo thjesht nuk është e vërtetë”, shtoi ndër të tjera ajo.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0