VIDEO/ Shpërthim masiv në kryeqytetin libanez, disa ditë përpara verdiktit për vrasjen e Rafik Hariri - Business Magazine Albania

VIDEO/ Shpërthim masiv në kryeqytetin libanez, disa ditë përpara verdiktit për vrasjen e Rafik Hariri

Një shpërthim i fortë është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, përpara aktgjykimit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005. Sipas informacioneve paraprake thuhet se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit brenda një fabrike fishekzjarrësh. Ndërkohë raportohet edhe për një shpërthim  të  dytë të mundshëm në  rezidencën Hariri në qytet.

Shpërthimi masiv të martën tronditi disa pjesë të kryeqytetit, duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Tribunali i Kombeve të Bashkuara pritet të japë të premten vendimin ndaj katër të dyshuarve për vrasjen e Haririt. Të akuzuarit janë anëtarë të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, që vazhdimisht ka mohuar të ketë gisht në vrasjen Haririt.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka raportuar për shumë lëndime dhe dëme të mëdha. Në video dëgjohen njerëz që bërtasin pas shpërthimit të jashtëzakonshëm, ndërkohë vendi është përfshirë nga flakët dhe tymi.  Mësohet se si shkak i shpërthimit ka njerëz që ecin rrugëve të mbuluar me gjak, por ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga shpërthimi.

Kjo ngjarje është në vazhdën e tensionit politik në Liban, me demonstrime dhe protesta kundër qeverisë që po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0