Raporti i OBSH: Shqipëria nuk ka transmetim komunitar

Raporti i OBSH: Shqipëria nuk ka transmetim komunitar

OBSH

Në një raport të situatës së Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar trendin e përhapjes së infeksioneve në rajone të ndryshme.

Sipas këtij raporti, transmetimi i infeksioneve në Shqipëri është përcaktuar si “Clusters of Cases” (grupe rastesh) që në shëndetësi nënkupton një grumbull të infeksioneve me përqëndrim më të lartë vetëm në një ose disa zona të caktuara.

Nëse i referohemi statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, zonat me numër më të lartë të të infektuarve aktivë janë Tirana e ndjekur me një diferencë të theksuar nga Durrësi dhe Shkodra. Pra, Shqipëria nuk ka përhapje komunitare.

Përsa i përket Kosovës, raporti i OBSH-së e ka përcaktuar trendin e infeksioneve si “Community Transmission” (transmetim komunitar), pra transmetim që nuk ka një burim të qartë të vendit të origjinës së virusit në komunitet. Me pak fjalë, është e vështirë të identifikohet se kush infektoi kë.

Në një postim në Facebook, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti – i cili ka shërbyer më parë si koordinator projektesh në zyrat e OBSH-së në Shqipëri, është lektor në Univesitetin e Mjekësisë dhe shërben si komisioner shkencor në Institutin e Shëndetit Publik – shpjegoi:

“Pra, përmes një thjeshtimi epidemiologjik, mund të themi se në gjuhën e semaforit:
E gjelbër – raste sporadike me Covid-19 ose aspak raste;
E verdhë – Grupe rastesh me Covid-19;
E kuqe – Transmetim komunitar i Covid-19.”

Sipas Raportit te Situatës nr. 195 të OBSH (2 Gusht 2020), të bashkëngjitur:

Shqipëria – Grupe rastesh

Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

Mali i Zi – Grupe rastesh

Kosova – Transmetim komunitar

Serbia – Transmetim komunitar

Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

OBSH

Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-së fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia.

Në postimin e tij, mjeku thekson se shtetet si Shqipëria që ende kanë grupe rastesh janë në gjendje të evitojnë përkeqësimin e situatës. Ai shton se Kosova duhet të tregojë kujdes të madh sepse situata ka dalë jashtë kontrollit epidemiologjik.

Pra, shtetet me grupe rastesh janë ende epidemiologjikisht në gjendje që të evitojnë përkeqësimin e situatës duke:

  • Ruajtur distancën fizike (2 metra);
  • Ruajtur higjienën e rregullt të duarve;
  • Mbajtur maskën nëse nuk ruhet dot distanca fizike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0