Fituesit e Agro Challenge Albania: Alpine Bees dhe Vajra Malësie

Fituesit e Agro Challenge Albania: Alpine Bees dhe Vajra Malësie

Agro Challenge

Agro Challenga Albania, ishte konkursi i startup-eve i mbajtur më datë 26 korrik në Universitetin Barleti. Ky konkurs u zhvillua nga Adriapol Institute me mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ.

Dy fituesit e këtij konkursi ishin Alpine Bees dhe Vajra Malësie, dy startup-e, të cilat aktivitetin  e tyre e zhvillojnë në qytetin e Shkodrës.

Lexoni: Agro Challenge, konkursi i ideve të biznesit në fushën agro vjen për herë të parë në Shqipëri

Alpine Bees është një startup i drejtuar nga Rinaldo Gjolaj, themeluar në vitin 2018. Duke e nisur aktivitetin e tij vetëm me 3 koshere për prodhimin e mjatit të bletëve. Në vetëm 2 vite, ky startup ka arritur të rrisë asetet e tij dhe sot numëron më shumë sesa 100 koshere. Disa nga nënproduktet e Alpine Bees janë: Mjaltë Shumëlulesh, polen, superfood, etj. Rinaldo ka marr pjesë në konkurse të tjera në Shqipëri dhe ka një vizion të qartë se ku do të shkojë “Alpine Bees” në 2022. Në dy vite ky startup synon të shënojë  shitjet e para në tregun ndërkombëtar dhe duke shtuar numrin e koshereve në 200 të tilla.

“Vajra Malësie” ka nisur aktivitetin në 2018, në zonën e Malsisë së Madhe, Koplik. Ky startup është themeluar nga Ervin Ceraj, i cili ka një eksperiencë të gjatë në kultivimin e bimëve mjekësore. Qëllimi i këtij startup-i është krijimi i vajrave esenciale cilësore brenda në fermë, duke mundësuar mbylljen e ciklit të produktit. Ky startup ka në zotërim 2 Ha tokë me: sherebele, livando dhe makth. Produkti kryesor që prodhon është vaji esencial i lavandulës.

“Alpine Bees” dhe “Vajra Malësie” do të kenë mundësi të marrin pjesë në samitin i cili do të zhvillohet në Greqi në tetor 2020, “Future Agro Challenge”. Në këtë konkurs marrin pjesë startup-e në fushën agro nga e gjithë Evropa dhe konkurrohet për një çmim në vlerën 20 000 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0