Miratimi i amnistisë fiskale shtyhet për në shtator

Miratimi i amnistisë fiskale shtyhet për në shtator

amnistia fiskale

Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të shtyhet miratimi i amnistisë fiskale për në muajin shtator.

Shtyrja u bë në mënyrë që të lihet më shumë kohë për diskutimin e një prej projektligjeve më të rëndësishëm të kohëve të fundit dhe për të marrë në konsideratë të gjitha mendimet e grupeve të interesit.

“Besoj që për të gjithë ne do ishte më e vlefshme që miratimi nen për nen dhe në tërësi për këtë pr.ligj të kalonte disa javë më vonë sepse ka nevojë për reflektim dhe përshtypje nga të gjithë palët, sidomos nga palët që janë zbatues, nga bankat tregtare të nivelit të dytë”, tha kryetarja e komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Lexoni: Amnistia fiskale do të zhvillohet tërësisht online

Projektligji parashikon:

-Deklarimin Vullnetar të pasurisë nga të gjithë individët dhe subjektet juridike që përfshin pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme brenda ose jashtë vendit.

– Rishikim të Pasqyrave Financiare nga të gjithë bizneset.

– Falje e të gjitha gjobave, kamatëvonesave apo penaliteteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për regjistrimin e pasurive objekt i këtij ligji.

Për të siguruar formalizim të ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet ligj zbatuese kanë punuar paraprakisht për hartimin e legjislacionit për përmirësimin e administrimit fiskal dhe për ngritjen e sistemeve afatgjata:

-Sistemi i Fiskalizimit për raportimin e transaksioneve në kohë reale;

–Shkëmbimi i informacioni për Logaritë Bankare me Administratat e huaja Tatimore;

– Regjistri i Pronarëve Përfitues dhe Regjistri i Llogarive Bankare.

Referuar projektligjit, përfitues të amnistisë do të jenë bizneset dhe individët. Të ardhurat e padeklaruara do të legalizohen kundrejt një tatimi të posaçëm që nis nga 5% deri në 10%.

Zbatimi i amnistisë do të ketë në thelb të procesit deklarimin vullnetar përmes formularit, përfshirë edhe emigrantët. Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia Speciale, një strukturë specifike që do të kryejë verifikimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0