Ford prezanton makinën elektrike me 1400 kuaj fuqi

Ford prezanton makinën elektrike me 1400 kuaj fuqi

Ford

Ford ka prezantuar makinën më të re mustang, një version SUV me motor elektrik, por që arrin deri në 1400 kuaj fuqi. Në fakt, Mustang Mach-E SUV ka 7 motorë elektrikë, që e lejojnë të jetë një “bishë” e vërtetë, pasi mund të arrijë një shpejtësi deri në 275 km/h.

Modeli prototip u krijua për të treguar deri ku mund të arrijë kompania amerikane dhe nuk do të nxirret në shitje. Por nga viti i ardhshëm, Ford do të nisë të shesë versione të ngjashme me dy motorë elektrikë dhe 459 kuaj fuqi.

Ford

Në modelin promocional, 3 motorë elektrikë janë të lidhur me gomat e përparme dhe 4 me të pasmet, duke i dhënë më tepër shtysë makinës për të bërë gjëra që deri tani ishin të pamundura. E reja është që frenat kanë aftësinë të rikarikojnë bateritë teksa ngadalësojnë makinën.

Ford është përkushtuar prej kohësh te modelet me motor elektrik, duke investuar 11,5 miliardë dollarë. Në prill, prezantoi modelet Mustang Cobra Jet 1400 ndërsa në nëntor 2019, një model Mustang SUV me motor elektrik, që do të konkurronte makinat Tesla, me një çmim rreth 45 mijë dollarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0