Trajtimi përmes proteinave ul numrin e pacientëve në terapi intensive

Trajtimi përmes proteinave ul numrin e pacientëve në terapi intensive

terapi intensive

Kompania farmaceutike britanike Synairgen ka njoftuar se trajtimi i saj i ri për koronavirusin ka ulur numrin e pacientëve të shtruar në Covid-19 që kanë nevojë për terapi intensive.

Trajtimi i kësaj kompanie përdor një proteinë të quajtur ‘beta interferon’, të cilën trupi e prodhon kur merr një infeksion viral. Proteina dërgohet drejtpërdrejt në mushkëritë e pacientëve me koronavirus, duke përdorur një nebulizator.

Gjetjet fillestare nga trajtimet provë tregojnë se pas terapisë ulen me 79 për qind shanset që një i infektuar të ketë nevojë për terapi intensive.

Lexoni: Pse vetë-sakrifikohemi?

Pacientët që morën trajtimin po ashtu kishin dy ose tre herë më shumë të ngjarë të rikuperoheshin më shpejt se sa pacientët e tjerë – koha mesatare që një pacient kalon në spital thuhet se është zvogëluar me një të tretën, për ata që marrin ilaçin e ri – nga një mesatare prej nëntë ditësh në gjashtë ditë.

Trajtimi provë u bë në një grup me 101 vullnetarë, të infektuar me COVID-19, që ishin pranuar për trajtim në nëntë spitale në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu dha proteina, ndërsa gjysma tjetër mori atë që njihet si placebo – një substancë joaktive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0