Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese, ‘Mask up America’, ku aktorë të famshëm i bëjnë apel qytetarëve të mbajnë maska, që është një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Në një prej mesazheve, aktori i njohur Morgan Freeman, me zërin e thellë dhe qetësues, i thotë qytetarëve:
“Kur ti mban maskë, ke fituar respektin tim. Sepse maska jote nuk të mbron ty, por më mbron mua. Ndërsa unë e mbaj maskën për të të mbrojtur ty.”
Lexoni: FBI po heton sulmin kibernetik ndaj Twitter
Më shumë se gjysma e shteteve të Amerikës kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, teksa numrat e të infektuarve po rriten gjithnjë e më tepër. Vetëm në 24 orët e fundit, në SHBA u zbuluan 77 300 të infektuar të rinj, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto