Ditën e mërkurë Twitter lajmëroi se hakerët kanë vënë në shënjestër punonjësit e kompanisë duke fituar akses në mjete dhe sisteme të brendshme dhe kompromentuar disa prej llogarive më popullore të rrjetit social.
Kompania tha se ishte një sulm i koordinuar i inxhinierisë sociale që me sukses kishte shënjestruar disa prej punonjësve. Deklarata e kompanisë është në kundërshti me një raport të Motherboard, i cili thotë se hakimi ishte bërë i mundur falë ndihmës së një prej punonjësve të Twitter.
Pretendimet e medias janë të bazuar në një intervistë me një prej hakerëve. Sulmi nisi ditën e mërkurë kur llogari të profilit të lartë si Joe Biden dhe Kim Kardashin filluan të postonin lidhje për tek një llogari në bitcoin.
Përdoruesve u kërkua të dërgojnë para dhe u premtohej t’u riktheheshin dyfishi i tyre pas. Hakerët besohet se kanë gjeneruar 118 mijë dollarë të ardhura nga kjo skemë.
Mbi të gjitha hakimi zbuloi se punonjësit e Twitter kanë goxha kontroll mbi llogaritë e përdoruesve duke vënë në dyshim sigurinë e tyre. Mjetet e brendshme të punonjësve, që u hakuan ishin për mbylljen e llogarive dhe ndryshimin e e-mail-eve.
Twitter tha se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kufizuar aksesin në sisteme të brendshme. Në 2017-ën një situatë e ngjashme çoi në mbylljen e llogarisë së presidentit Amerikan Donald Trump për 11 minuta.
Dhe në 2019-ën Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi arrestimin e dy punonjësve të Twitter për përgjim për llogari të Arabisë Saudite.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.