Njeriu më i pasur në botë sapo është bërë më i pasur sesa ka qenë ndonjë tjetër në histori, vetëm një vit pasi dorëzoi një pjesë të pasurisë së tij në divorcin më të shtrenjtë në histori.
Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, zotëron një vlerë neto që u rrit në 171.6 miliardë dollarë këtë javë, më shumë se PBB-ja e Hungarisë ose Algjerisë, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore.
Gjërat po shkojnë më së miri për Jeff Bezos. Madje shumë mirë. Aksionet e Amazon u rritën në vlera rekord dhe kompania që Bezos themeloi 26 vite më parë sot ka vlerë prej 1.54 trilionë dollarë.
Bezos që ka 11.1% të kompanisë ka një pasuri prej 182.6 miliardë dollarë, rekordi më i ri në listën e më të pasurve të botës së Forbes.
Aksionet e Amazon ranë me 15% në dy javët e para të muajit Mars dhe tashmë janë kthyer duke u rrit me 80%. Bezos mori titullin si njeriu më i pasur i botës në Korrik të 2017-ës edhe pse zgjati vetëm pak ditë.
Në Tetor të 2017-ës përsëri u ngjit në pikën më të lartë. Një vit më vonë pasuria e tij arriti 160 miliardë dollarë. Aktualisht është 70.2 miliardë dollarë më i pasur sesa Gates i cili është i dyti me pasuri prej 110.4 miliardë dollarë.
¼ e pasurisë së tij Bezos e transferoi tek gruaja e tij pas divorcimi e cila sot ka 59.8 miliardë dollarë pasuri. Nëse Bezos do të kishte mbajtur pasurinë e plotë, sot do të kishte 240 miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.