Hapet gara e koncensionit për rrugën Milot-Fier

Hapet gara e koncensionit për rrugën Milot-Fier

rruga Milot-Fier

Pak ditë pas prezantimit të projektit, sot është hapur gara për koncensionin e rrugës Milot-Fier. Koncesioni parashikon projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për 35 vitet e ardhshme.

Vlera totale e projektit parashikohet të jetë 1,118 miliardë euro pa TVSH dhe do të bëhet nga kompania fituese.

Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri në 10 për qind të vlerës së investimit, në rast se trafiku në rrugë nuk është sipas pritshmërisë së koncesionarit.

Kompanitë e huaja dhe shqiptare kanë afat deri në 28 shtator për të aplikuar.

Segmenti do të jetë 115 kilometra i gjatë, ku 53 kilometra do të jenë rrugë të reja që do të ndërtohen, ndërsa 62 kilometrat e tjerë do të jenë rehabilitim i rrugëve ekzistuese.

Rruga do të përfshijë tunele dhe urat e nevojshme për kalimin e makinave, nënkalime dhe mbikalime, hyrje-daljet e kontrolluara dhe stacionet e pagesave. Qytetarët pritet të paguajnë deri në 8,7 euro për kalimin e gjithë segmentit, ose 0.075 euro për një kilometër.

Lexoni: Tesla pranë ndërtimit të makinave tërësisht autonome

Pagesa për këtë segment parashikohet të jetë më e lartë se ajo për Rrugën e Kombit. Aktualisht një automjet për 4 persona paguan 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.

Për të kaluar nga Morina në Fier, përmes Rrugës së Kombit dhe segmentit Milot-Fier, qytetarëve do t’1 kushtojë 13,7 euro për një kalim ose 27,4 euro vajtje-ardhje.

Me ndërtimin e këtij aksi, pritet që rruga Milot-Fier të bëhet për 75 minuta, ndërsa e gjithë rruga nga Morina në Vlorë të shkurtohet në 3 orë.

Segmenti Milot-Fier është pjesë e Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë me Greqinë, në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik.

Dokumentet e garës konkurruese Milot-Fier, mund t’i gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0