71 raste me COVID-19, ndërrojnë jetë 3 pacientë gjatë 24 orëve

71 raste me COVID-19, ndërrojnë jetë 3 pacientë gjatë 24 orëve

COVID-19

71 raste me koronavirus dhe 3 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 2 964.

Një 63 vjeçar nga Lezha, një 65 vjeçar nga Tirana dhe mjeku 69-vjeçar nga Puka kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Të infektuarit e rinj janë 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau i Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Lexoni: Eksperti i Oksfordit: Origjina e COVID-19 mund të mos jetë Kina

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në spital janë të shtruar 78 pacientë, dy prej të cilëve në terapi intensive dhe dy prej tyre të intubuar, në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2964 të infektuar,

– 75 viktima;

– 1702 të shëruar,

– 1183 të infektuar aktivë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0