Kina përuron konvertitorin e parë që gjeneron energji nga valët e detit - Business Magazine Albania

Kina përuron konvertitorin e parë që gjeneron energji nga valët e detit

Nevoja për burime alternative të energjisë ka shtyrë laboratorët e vendeve më të zhvilluara në botë të gjejnë zgjidhje teknologjike gjithmonë më të avancuara.

Veçanërisht për një vend të mbipopulluar dhe sasi të kufizuara gazi dhe nafte, kjo po shndërrohet në një domosdoshmëri. Atëherë nuk habit fakti që pikërisht ata po interesohen gjithmonë e më shumë krijimit të energjisë nga valët e detit.

Disa ditë më parë në Guanzhu u përurua konvertitori më i madh i energjisë nga ky burim i veçantë.   Bëhet fjalë për projektin “Sharp Eagle”, që sipas Institutit të Energjisë Alternative kineze do të prodhojë nga valët e detit rreth 500 Kilowatt, të mjaftueshëm për të furnizuar me energji ishullin e Dawanshan, ku do të vihet në funksion.

Suksesi i Sharp Eagle do të mundësonte ndërtimin e impianteve gjithmonë më të mëdha, duke prodhuar një energji të pastër dhe të rinovueshme.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0