WhatsApp zyrtarizon ndryshimet, që do të ndodhin javën e ardhshme

WhatsApp zyrtarizon ndryshimet, që do të ndodhin javën e ardhshme

WhatsApp

Aplikacioni më popullor i mesazheve, Whatsapp, ka zbuluar ndryshimet e reja që do të jenë gati ditët e ardhshme për 2 miliardë përdoruesit e tij.

Kompania në pronësi të Facebook ka treguar se përdoruesit do të mund të shtojnë kontakte të reja në Whatsapp përmes QR code. Po kështu, do të mund të përdorin modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop.

Whatsapp është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të video-call. Duke marrë shkasë nga pandemia e koronavirusit, ku bisedat online në grup po kryheshin më shumë në aplikacionin rival Zoom, Whatsapp ka filluar ndryshimet në këtë aspekt.

Lexoni: 5 mënyra se si një prodhues veshjesh u bë i rëndësishëm për shoqërinë gjatë COVID-19

Kështu, do të mund të përdorni video-call me 8 persona në Whatsapp. Gjithashtu, një ikonë e re do t’ju shfaqet në grupet e bisedave prej 8 personash ose më pak, që do t’ju mundësojë të filloni një video-call përmes një kliku.

Ndryshime do të ketë edhe për videot që do të shikoni në Whatsapp. Të gjitha këto ndryshime do të jenë aktive për përdoruesit nga java e ardhshme. Por, që të keni akses në përdorimin e tyre, duhet t’i bëni update aplikacionit të Whatsapp. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0