India ndalon TikTok dhe 58 aplikacione të tjera kineze pas konfliktit kufitar - Business Magazine Albania

India ndalon TikTok dhe 58 aplikacione të tjera kineze pas konfliktit kufitar

TikTok është një nga 59 aplikacionet që është ndaluar në Indi pas vdekjes së 20 ushtarëve indianë në një mosmarrëveshje kufitare me Kinën, në fillim të këtij muaji. Aplikacioni kinez TikTok, në pronësi të Bytedance, bashkohet me Shfletuesin UC të Alibaba-s dhe WeChat të Tencent-it, midis aplikacioneve të tjera, të ndaluar nga qeveria indiane të hënën, e cila u shpreh e shqetësuar në lidhje me sigurinë.

Në një deklaratë, ministria e teknologjisë së informacionit në Indi tha se aplikacionet janë paragjykuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen, sigurinë e shtetit dhe rendin publik. Ministria Indiane nuk e përmendi konfliktin kufitar ose faktin se shumë prej aplikacioneve të ndaluara janë më pronësi kineze.

Ministria thotë se disa ankesa për vjedhje të të dhënave dhe shkelje të intimitetit çuan në vendimin për ndalimin e 59 aplikacioneve, megjithëse nuk është konfirmuar një datë e caktuar. Vlerësohet se 120 milion njerëz në Indi përdorin TikTok, gjë që e bën vendin tregun më të madh ndërkombëtar për aplikacionin.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0