Huawei furnizon me konvertues diellorë parkun më të madh në Gjermani

Huawei furnizon me konvertues diellorë parkun më të madh në Gjermani

Huawei

Kompania gjermane GP Joule ka zgjedhur konvertuesit diellorë FusionSolar të Huawei për të ndërtuar një nga parqet më të mëdha diellore në Gjermani me 65 MW. Projekti u ndërtua për kompaninë Clenergy Global Projects në Hamburg.

Parku diellor gjerman u lidh me rrjetin në qershor të këtij viti dhe do të furnizojë rreth 16.500 familje me energji elektrike pa CO2. Pavarësisht pandemisë COVID-19, parku diellor i Ganzlin filloi testimin dhe funksionimin në maj të këtij viti.

Në këtë park do të instalohen 512 pajisje të tipit HUAWEI SUN2000-105 KTL-H1 si edhe 21 modele SmartLogger2000 të pajisuara me Huawei MBUS, që funksionon në AC-line për komunikim më të shpejtë, besueshmëri më të lartë dhe mungesë ndërhyrje.

Huawei

Cilësia e produkteve të Huawei-t e bindën ekipin projektues për sigurinë e tyre të jashtëzakonshme që ofrojnë për sa i përket funksionimit dhe mirëmbajtjes. Disa nga atributet, që e bënë ekipin të zgjedhë Huawei ishin rendimentet më të larta të ofruar përmes certifikimeve TUV, të testuar e verifikuar me një disponueshmëri të lartë të konvertuesit diellor më e madhe se  > 99,996% dhe  me shkallë të ulët dështimi më pak se > 0.5%.

Kenneth Marcel Frey, Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Konvertuesve Diellorë në Huawei tha se: “Të jesh pjesë e parkut diellor më të madh që po ndërtohet në Gjermani na bën krenarë dhe të sigurt se mund të ofrojmë zgjidhjet e duhura për tregun gjerman. Përzgjedhja e konvertuesve 105KTL me komunikimin Huawei MBUS që funksionon në linjën AC siguron që edhe kërkesat komplekse të kontrollit të parkut të plotësohen në mënyrë të besueshme.”

Daniel Ruoss, Zëvendës Presidenti i Grupit të Energjisë së Rinovueshme dhe Menaxheri i Përgjithshëm i projekteve globale të saj tha se: “Ekipi i kompanisë GP Joule përzgjodhi me kujdes vetëm komponentët më të mirë për projektin tonë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi instaluar elementët inteligjentë PV kryesuese në botë, me produktet e Huawei”.

Drejtuesi i Obton, Anders Marcus tha se: “Obton është një lojtar me përvojë në tregun ndërkombëtar diellor. Ne vazhdojmë të kontribuojmë në tranzicionin global të energjisë nga lëndët djegëse në të rinovueshme – dhe kërkojmë materiale e përbërës me cilësi të lartë në projektet tona. Projekti i Ganzlin është një shembull i përkryer. ”

Meik Georg Gessner, Drejtues në GP JOULE tha se: “Përzgjedhja e produkteve dhe e partnerëve u përcaktua nga bashkëveprimi i pandërprerë e harmonik i të gjithë përbërësve për sa i përket performancës, stabilitetit të bimëve dhe cilësisë.”

Huawei

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0