69 raste të reja me COVID-19, humbin jetën tre pacientë

69 raste të reja me COVID-19, humbin jetën tre pacientë

koronavirus

69 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2535. Një 44-vjeçare nga Durrësi, një 71-vjeçar dhe një 85-vjeçar nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 79 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, tre të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 23 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 10 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Mat, 4 në Kurbin, 4 në Kamëz , 2 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Lushnje.

Lexoni: OBSH: Pjesa më e vështirë e pandemisë nuk ka kaluar

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2535 të infektuar,

– 62 viktima;

– 1459 të shëruar,

– 1014 të infektuar aktivë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0