Një bojkot ndaj rrjetit social Facebook nga reklamuesit kryesorë në platformë ka bërë që të zhvlerësohen jo vetëm aksionet e kompanisë, por edhe pasuria e Mark Zuckerberg të tkurret.
Pasuria e tij u tkurr me 7.21 miliardë dollarë ditën e shtunë, ndërsa vlera e aksioneve të Facebook ra me 8% për shkak të bojkotit.
Coca-Cola ishte marka e fundit që ju bashkua bojkotit #StopHateforProfit. Korporata të mëdha si Unilever, Hershey Co, North Face, Verizon e shumë të tjerë ju bashkuan bojkotit gjatë javës pasi kritikët thanë se Facebook nuk ka arritur të menaxhojë siç duhet politikat për gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në platformë. Coca-Cola tha se do të ndalonte të gjitha reklamat e paguara në të gjitha platformat e mediave sociale për të paktën 30 ditë.
Lexoni: Google planifikon të investojë dy miliardë dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni
Zuckerberg u përgjigj ndaj kritikave në rritje për dezinformimin në Facebook, duke njoftuar se kompania do të etiketojë të gjitha postimet që lidhen me politikanët apo që nuk janë të besueshme.
“Nuk ka përjashtime për politikanët në asnjë nga politikat që unë po shpall,” tha Zuckerberg.
Reklamimi gjeneron 100% të të ardhurave të Facebook ku në tre muajt e parë të vitit u arritën plot 17.4 miliardë dollarë prej shitjeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.