50 pacientë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

50 pacientë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19

50 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1722. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: COVID-19, Zbulohet ilaçi i parë, që shpëton jetën e pacientëve

Rovena Daja, nga ISHP njoftoi se 53 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 9 janë në terapi intensive, 3 të intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 21 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1722 të infektuar,

– 38 viktima;

– 1077 të shëruar,

– 608 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 qershor është:

Tiranë, 272 pacientë aktivë,

Shkodër, 97 pacientë aktivë,

Krujë, 78 pacientë aktivë,

Kamëz, 30 pacientë aktivë,

Durrës, 36 pacientë aktivë,

Pukë, 13 pacient aktivë,

Vlorë, 35 pacient aktivë,

Lushnje, 13 pacientë aktivë,

Elbasan, 8 pacientë aktivë,

Fier, 6 pacientë aktivë,

Kukës, 2 pacientë aktivë,

Korçë, 7 pacient aktivë,

Mallakastër, 2 pacient aktivë,

Tropojë, 2 pacientë aktivë,

Kurbin, 2 pacientë aktivë,

Lezhë, 3 pacient aktivë,

Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,

Berat, 1 pacient aktiv,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0