82 pacientë të infektuar me COVID-19, shtohen vatrat e infeksionit

82 pacientë të infektuar me COVID-19, shtohen vatrat e infeksionit

COVID-19

82 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1672.

Marjeta Dervishi, nga ISHP njoftoi se një pacient 68-vjeçar nga Puka ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pas disa ditësh nën trajtim intensiv.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: Handikapi vetjak: si e dënojmë vetveten

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 21 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1672 të infektuar,

– 37 viktima;

– 1064 të shëruar,

– 571 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 qershor është:

Tiranë, 271 pacientë aktivë,

Shkodër, 86 pacientë aktivë,

Krujë, 72 pacientë aktivë,

Kamëz, 30 pacientë aktivë,

Durrës, 33 pacientë aktivë,

Pukë, 11 pacient aktivë,

Vlorë, 28 pacient aktivë,

Lushnje, 12 pacientë aktivë,

Pukë, 11 pacientë aktivë,

Elbasan, 8 pacientë aktivë,

Fier, 6 pacientë aktivë,

Korçë, 2 pacient aktivë,

Librazhd, 1 pacient aktiv,

Mallakastër, 2 pacient aktivë,

Tropojë, 2 pacientë aktivë,

Mat, 2 pacientë aktivë,

Lezhë, 3 pacient aktivë,

Kukës, 2 pacientë aktivë,

Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,

Berat, 2 pacient aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0