Handikapi vetjak: si e dënojmë vetveten

Handikapi vetjak: si e dënojmë vetveten

Handikapi vetjak

Nga Anisa Tahiri

A keni dëgjuar ndonjëherë për handikapin vetjak? Jo? Epo, ka shumë mundësi se edhe ju si çdokush tjetër, mund ta keni përdorur këtë strategji, pa i ditur emrin.

Handikapi vetjak u përcaktua nga Steven Berglas dhe Edward Jones në vitin 1978.

Handikapi vetjak njihet si çdo veprim ose zgjedhje e situatës ku në rast dështimi, shanset për t’ia kaluar fajin faktorëve të jashtëm është i madh.

Handikapi vetjak përfshin vendosjen e një barriere ndaj suksesit tënd. Nëse nuk e arrin suksesin, atëherë faji i hidhet lehtësisht barrierës. Në rast suksesi, atëherë individit i rritet edhe më shumë vetëbesimi dhe mburret sesi pavarësisht barrierave, ia doli mbanë.

Le ta ilustrojmë me dy shembuj:

Mendoni një student, që të nesërmen ka një provim të rëndësishëm. Në vend që të mësojë dhe të përsërisë konceptet kryesore, ai vendos që atë mbrëmje të shkojë në një festë. Si rezultat, ai nuk del mirë në provim. Nëse do të kishte marrë pikë të larta në provim, atëherë ai do të krenohej sesi edhe duke festuar një natë para provimit, ai arriti të ketë sukses. Pra i vendosi vetes një barrierë qëllimisht.

A e keni dëgjuar dhe ju shprehjen “Nuk kërcej mirë, duhet të kem pirë disa gota përpara se të kërcej.” Sigurisht që kjo është paradoksale, dihet tashmë që alkooli ndikon në koordinimin e gjymtyrëve. Por për atë që angazhohet në handikap vetjak, alkooli bën mrekullinë, të jesh i dehur dhe të mos kërcesh edhe aq bukur nuk është problem, falet sepse fajin e ka alkooli, dhe jo individi!

Shembuj të tjerë të handikapit vetjak janë zvarritja e detyrimeve deri në momentin e fundit, abuzimi me drogën, mungesa e gjumit, ekzagjerimi i një sëmundjeje të lehtë, ose përzgjedhja e qëllimeve të paarritshme.

Por pse ne e përdorim këtë strategji?

Studiesit besojnë se handikapi vetjak përdoret për të mbrojtur vetë-vlerësimin, për të mbrojtur reputacionin e tij, apo edhe për të rritur imazhin e vetes.

Duhet thënë se handikapi vetjak ka kosto dhe benefite të menjëhershme. Duke ndërtuar barriera ndaj suksesit të vet, individi redukton shanset e veta dhe mund ta çojë veten drejt dështimit të pashmangshëm.

Disa studime janë interesuar të gjejnë se kush e përdor më shumë strategjinë e handikapit vetjak dhe, kanë arritur në rezultatet se meshkujt angazhohen në handikap vetjak me anë të sjelljes, pra konsumojnë alkool, përgatiten më pak se ç’duhet para diçkaje të rëndësishme, kurse femrat raportojnë më shumë handikap vetjak për sa i përket sëmundjeve dhe ngjarjeve traumatike.

Studime të tjera kanë treguar se ata, që e përdorin gjithmonë këtë strategji, mundohen pastaj që në çdo situatë ta përdorin, sepse fillojnë të shijojnë atë paqartësinë nëse do të arrijnë sukses apo jo dhe u pëlqen sfida.

Po ju, a mund të jeni të sinqertë me veten, të mendoheni mirë e të thoni se kur keni përdorur strategjinë e handikapit vetjak?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0