Autoritetet shëndetësore norvegjeze kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit kombëtar për ndjekjen e kontakteve të COVID-19, pas shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave, nga organizmi kombëtar për mbrojtjen e të dhënave, Datatilsyn, që gjykon e si tepër invazive ndaj privatësisë këtë gjurmim.
Aplikacioni ”Smittestopp”, i prezantuar në prill, synonte të mblidhte të dhëna të informacionit personal për ata që përdorin aplikacionin, duke përfshirë të dhëna të vazhdueshme për vendndodhjen dhe informacione në lidhje me kontaktin e përdoruesve me të tjerët”, tha Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave në një deklaratë të hënën.
“Ne nuk jemi dakord me vlerësimin e Datatilsyn, por jemi të detyruar të fshijmë të gjitha të dhënat dhe të ndalojmë punën tonë pas paralajmërimit”, shpjegoi në një komunikim drejtoresha e Institutit Shëndetësor Norvegjez, Camilla Stoltenberg.
Aplikacioni u krijua për të përdorur si GPS ashtu edhe Bluetooth për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve për të përcaktuar efektet e distancimit social dhe me kë përdoruesit futen në kontakt. Informacioni i mbledhur më pas ruhet për 30 ditë.
Instituti i shëndetit publik të Norvegjisë tha se vendimi për të ndaluar përkohësisht aplikacionin do të “dobësojë një pjesë të rëndësishme të gatishmërisë sonë” dhe do të zvogëlojë aftësinë e agjencisë për “të luftuar përhapjen e vazhdueshme të infeksionit”. Aplikacioni ishte testuar në tre komuna dhe deri më 3 qershor, ishte shkarkuar 1.6 milion herë me afro 600,000 përdorues aktivë.
Ashtu si aplikacionet për përcjelljen e koronavirusit në shumë vende të tjera, aplikacioni paralajmëron njerëzit që kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar të COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.