Gjendet çelësi i super kujtesës - Business Magazine Albania

Gjendet çelësi i super kujtesës

Gjendet çelësi i super kujtesës, që ju lejon të mbani mend detajet më të vogla edhe pas shumë vitesh. Është zbuluar duke përdorur imazhe funksionale të rezonancës magnetike për të vëzhguar trurin e një grupi vullnetarësh që punojnë për të rindërtuar ngjarje 20-vjeçare, sipas eksperimentit të publikuar në revistën ”Cortex” nga fondacioni ”Santa Lucia” në Romë, në bashkëpunim me  Universitetin Sapienza të Romës, Istituto Superiore di Sanità dhe Universitetin e Perugia.

Studimi identifikoi fushat e trurit që lejojnë kujtimet, të ashtuquajturat ”hipermemory”, duke organizuar informacione që tek njerëzit e zakonshëm mbeten kujtime të pasakta dhe të paqarta. Të koordinuar nga Patrizia Campolongo, Valerio Santangelo, Tiziana Pedale dhe Simone Macrì, studiuesit u kërkuan të kujtojnë një ngjarje para 20 vjetësh 8 personave ”hipermemory” dhe 21 personave pa aftësi të veçanta ose deficite të kujtesës.

“Rezultatet tregojnë se mes kujtimeve autobiografike të vjetra dhe të reja, te njerëzit me hipermemorje ka një specializim të lartë në pjesën ventro-mediale të korteksit prefrontal të trurit, zonë që besohet të jetë përgjegjëse për organizimin e funksioneve njohëse më të larta”, theksuan studiuesit. I njëjti rajon i trurit duket se është më pak efikas në njerëzit me memorie normale, “deri në atë pikë sa të ngatërrojë dimensionin kohor të kujtesës, i vjetër apo i ri”.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0