Edhe truri artificial ka nevojë të flejë - Business Magazine Albania

Edhe truri artificial ka nevojë të flejë

Në të ardhmen, robotët mund të marrin edhe ”një sy gjumë”. ”Rrjetet e tyre nervore artificiale, në fakt, duhet të pushojnë për të rikuperuar stabilitetin e humbur gjatë funksionimit, ashtu si truri i njeriut”, E ka zbuluar laboratori kombëtar në New Meksiko, që do ta prezantojë studimin në Seattle, në konferencën ”Women in Computer Vision”.

“Ne studiojmë rrjetet nervore të impulsit artificial, sisteme që mësojnë si truri ynë. Ne ishim të magjepsur nga perspektiva e trajnimit të një procesori neuromorfik në një mënyrë të ngjashme me atë që njerëzit dhe sistemet e tjera biologjike mësojnë nga mjedisi gjatë zhvillimit të fëmijërisë’’, thotë studiuesi Yijing Watkins.

Megjithatë, eksperimentet laboratorike kanë treguar që pas periudhave të vazhdueshme të pakontrolluara, rrjetet nervore artificiale bëhen të paqëndrueshme. Studiuesit menduan t’i linin ‘të pushojnë’ duke i ekspozuar ata në lloje të ndryshme të zhurmës (të ngjashme me ndërhyrjet që mund të dëgjohen në radio, kur kalon nga një stacion në tjetrin). Pas disa përpjekjeve, ata vëzhguan se truri artificial rikuperon stabilitetin më mirë kur ekspozohen ndaj një zhurme të ashtuquajtur G Gaussian ’, e cila përfshin një spektër të gjerë frekuencash dhe amplitudash. Në këtë mënyrë mendohet se kjo lloj zhurme riprodhon të njëjtën input që neuronet e trurit tonë marrin gjatë fazës së gjumit të ngadaltë.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0