Ju pëlqeu karantina? NASA po kërkon vullnetarë për ‘pushime’ shumë të veçanta - Business Magazine Albania

Ju pëlqeu karantina? NASA po kërkon vullnetarë për ‘pushime’ shumë të veçanta

Qendra Hapësinore ‘Lyndon B. Johnson’ është ‘qendra’ e kontrollit të misionit të NASA-s për të gjitha fluturimet e drejtuara në hapësirë, si dhe qendër kërkimi dhe përgatitjeje për fluturimet njerëzore në hapësirë. Ajo ndodhet në Gjirin Galveston, 40 kilometra larg Houston. Dhe është për shkak të kësaj “afërsie” të gjithë kujtojnë frazën e famshme «Houston, ne kemi një problem» të shqiptuar gjatë misionit Apollo 13. Dhe është pikërisht këtu programi amerikan i hapësirës dëshiron t’ju marrë “me pushime”. NASA po kërkon vullnetarë për një studim izolimi në hapësirë.

Ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën presin të ‘’arkivojnë’’ përfundimisht karantinën dhe të kthehen në jetën normale, të jeni të sigurt se ka shumë njerëz që e kanë pëlqyer izolimin, aq shumë sa nuk duan të dalin nga shtëpia. Pikërisht për këta njerëz ka nevojë NASA, njerëz që të rezistojnë të qëndrojnë 8 muaj të mbyllur në një laborator anije kozmike, e cila kurrë nuk do të ngrihet nga Toka, por premton se do të ketë përvoja të vërteta të astronautëve.

Qëllimi i testit është të studiojë efektet e bllokimit dhe izolimit afatgjatë në psikologjinë njerëzore, fiziologjinë dhe dinamikën e grupit. Ky “mision analog” synon të mbledhë të dhëna që do të ndihmojnë NASA-n të përgatisë astronautët e ardhshëm për eksplorime të gjata në Hënë dhe Mars.

“Izolimi social është një fushë shumë e rëndësishme për studimin tonë. Ajo është e lidhur me nivelet më të larta të stresit dhe ndikon në mirëqenien fiziologjike dhe psikologjike’’, shpjegon shkencëtari Thomas Williams, i cili është në krye të projektit. Ekuipazhi i mëparshëm i misionit tokësor Sirius, mbeti i izoluar në modul për katër muaj.

LA STAMPA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0