20 raste me COVID-19, infektohet për herë të dytë një personel shëndetësor

20 raste me COVID-19, infektohet për herë të dytë një personel shëndetësor

COVID-19

20 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1232.

Një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 qershorit, duke e çuar në 34 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Flutura Beqo, nga ISHP bëri me dije se 10 raste janë në Tiranë, 3 në Krujë, 3 në Shkodër, 2 në Durrës dhe 2 në Tropojë.

Mes rasteve të së shtunës, është konfirmuar si i riinfektuar, 3 muaj pasi ishte infektuar për herë të parë, një personal shëndetësor, i riinekftuar prej kontakteve familjare. Sipas ministrisë së Shëndetësisë ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Lexoni: Mësimi online gjatë pandemisë, 95% e familjeve rome pa qasje në internet

27 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1232 të infektuar,

– 34 viktima;

– 925 të shëruar,

– 273 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 6 qershor është:

– Tiranë, 187 pacientë aktivë,

– Durrës, 10 pacientë aktivë,

– Krujë, 23 pacientë aktivë,

– Shkodër, 17 pacientë aktivë,

– Kamëz, 14 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Tropojë 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0