15 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1212.
Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se 10 raste janë në Tiranë, 2 në Kamëz, dhe 3 në Shkodër.
Në Kamëz dy të infektuarit kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.
24 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 5 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi i epidemisë në 910.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 17 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1212 të infektuar,
– 33 viktima;
– 910 të shëruar,
– 269 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 qershor është:
– Tiranë, 185 pacientë aktivë,
– Durrës, 12 pacientë aktivw,
– Krujë, 22 pacientë aktivë,
– Shkodër, 14 pacientë aktivë,
– Kamëz, 14 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.
Lexoni: Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijve brenda qershorit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.