Prej sot, datë 3 qershor 2020, Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.
Tre muaj pas izolimit dhe 33 mijë e 530 viktimave, në të gjithë Italinë rikthehet qarkullimi i lirë, pa kushte në të gjithë territorin kombëtar, e hyrje-daljet në të gjitha 21 rajonet italiane.
Në kufijtë e jashtëm lejohet hyrja e lirë në Itali e pa regjim karantine për të gjithë qytetarët e zonës Shengen, të Republikës së San Marino e të Britanisë së Madhe.
Por për të udhëtuar nga Italia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian, qytetarët italianë duhet të repektojnë rregullat, që kanë vendosur disa vende për të gjithë ata, që udhëtojnë nga Italia.
Lexoni: Austrian Airlines, linja e parë ajrore që fillon fluturimet nga Rinasi
Hapja e kufijve mes rajoneve është shoqëruar me debate të drejtuesve lokalë. Guvernatorët e rajoneve Siçilia, Kampanja e Sardegna kanë kërkuar që hapja e kufujve të tyre të shtyhet deri më datë 7 qershor e të vendoset regjimi i karantinës së detyruar për persona, që vijnë nga rajone të tjera.
“Përballemi me një risk të llogaritur, me vetëdijen se kurba e infektimeve mund të rritet sërish. Duhet ta pranojmë këtë, ose në të kundërtën nuk do të jemi në gjendje të rifillojmë kurrë”, u shpreh kryeministri italian, Giueseppe Conte, gjatë një deklarate në muajin maj.
Prej sot nis dhe funksionimi i plotë i linjës hekurudhore si dhe shërbimi bar e restorante në trena. Për udhëtarët do të kryhet kontrolli i temperaturës së trupit që nuk duhet të jetë më shumë se 37.5 gradë.
Në ambientet e mbyllura vazhdon të jetë e detyruar përdorimi maskës si dhe i dorezave. Maska bëhet e detyrueshme dhe për qytetarët, që ndodhen më pak se 1 metër larg njëri-tjetrit e në disa rajone do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura e në natyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.