Denis Gafuri dhe Driton Kuka në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” flasin për sfidat e ndërtimit të kampionëve botërorë dhe olimpikë

Denis Gafuri dhe Driton Kuka në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” flasin për sfidat e ndërtimit të kampionëve botërorë dhe olimpikë

Suksesi është qëllimi yt

Edhe këtë të premte, në ora 12:00 i’u rekomandojmë të shihni emisionin më të ri “Suksesi është qëllimi yt”, i cili ka për qëllim të tregojë rrugëtimin dhe eksperiencën e personave të suksesshëm në rrugën drejtë suksesit.

Për të gjithë dashamirët e emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, po iu njoftojmë që në emisionin e radhës do të jetë i ftuar Trajneri më i madh i Judos, Driton Kuka, i cili nga një fëmijë i një lagjeje në qytetin e Pejës, ndërtoi kampionë botërorë dhe olimpikë.

Ai është amabsadori i vërtetë, i cili ka bërë që Kosova të njihet në gjithë botën me rezultate të jashtëzakonshme, nga performanca e studentëve të tij në Judo.

Njeriu që ndërtoi: Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën.

Disa nga temat që do të trajtohen:

–         Ndarja e eksperiencave në sportin e Judos;

–         Cili ka qenë faktori që i ka ndihmuar të jetë i suksesshëm?;

–         Gabimet që janë bërë gjatë rrugës;

–         Mentorimin e tij;

–         Ndërtimi i tij personal;

–          Mendësia dhe aftësia e fëmijëve të Kosovës, në krahasim me fëmijtë e vendeve tjera të botës.

Për më shumë emisone te tilla isnpiruese, bëni like dhe subscribe kanalin në YouTube. Si dhe, mund të ndiqni dhe të kontaktoni në rrjetet sociale:

Youtube: https://.youtube.com/channel/UCGavaRTCb4JpszhWrRexlUQ

Facebook: https://www.facebook.com/denisgafurisalestraining/

Instagram: https://www.instagram.com/denisgafuri/

Linkedin & Twitter: https://twitter.com/home?lang=en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0