Lind një profesion i ri - Audituesit e Energjisë 

Lind një profesion i ri – Audituesit e Energjisë 

Audituesit e Energjisë 

Për herë të parë në Shqipëri krijohet trupa e audituesve të energjisë. Audituesit janë pjesa thelbësore dhe më e rëndësishme e procesit të auditimit të energjisë pasi janë ata, që nxjerrin të dhënat, që përgatisin raportet dhe ja dërgojnë Agjencisë së Efiçencës së Energjisë për konfirmim.

Produkti final i punës së audituesve do të jetë raporti dhe çertifikata e energjisë së ndërtesave ku do të tregohet qartë sa kw/orë për m2 harxhohet në ditë në secilin apartament dhe ndërtesë. Certifikata do të jetë një dokument, shpallja e të cilit do të jetë e detyrueshme në rast se do të blejmë apo do të shesim një apartament apo do ta marrim atë me qera.

Lexoni: Pandemia nxit novacionet në fushën e mjekësisë

Proçesi i auditimit të ndërtesave do të jetë një vlerë e shtuar pasi nëse një banesë, që auditohet do të ketë një klasë energjie të ulët atëherë kostot për mirëmbajtje e kësaj banese do jenë automatikisht më të ulëta.

Efiçenca e energjisë nuk do të jetë detyruese për të gjitha ndërtesat në vend. Ajo do të jetë detyruese për ndërtimet e reja, për ndërtime në shitje dhe ndërtimet, që do të jepen me qera, gjithashtu edhe për konsumatorë të mëdhenj të energjisë, që konsumojnë mbi 1 milion kw/orë në vit.

Kriteret për tu pajisur me Certifikatën e Audituesit të Energjisë

Për t’u pajisur me certifikatën e audituesit të energjisë, kandidatët duhet të zotërojnë një bachelor ose master në fushën e inxhinierisë, (ndërtimi, mekanike, arkitekturë, elektrike, mjedisi) dhe gjithashtu edhe ata persona, të cilët kanë mbaruar një bachelor në ekonomi dhe kanë kryer një master në inxhinieri.

Ne tregun shqiptar do të jenë tre lloj audituesish: auditues i proçeseve, i cili merret me auditimin e pajisjeve industriale, auditues i ndërtesave, i cili merret me blloqe ndërtesash, ndërtesat e reja, ekzistuese, ndërtesa publike, dhe së fundmi auditues procesesh dhe ndërtesash, i cili auditon të dyja rastet.

Lexoni: PlayStation 5: Sony shtyn prezantimin e lojërave për shkak të protestave në SH.B.A.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0