PlayStation 5: Sony shtyn prezantimin e lojërave për shkak të protestave në SH.B.A. - Business Magazine Albania

PlayStation 5: Sony shtyn prezantimin e lojërave për shkak të protestave në SH.B.A.

Sony ka vendosur që të shtyjë eventin lidhur me prezantimin e pajisjes së re PlayStation 5. Përmes një deklarate, gjigandi i lojërave elektronike nuk ka përmendur në mënyrë direkte trazirat në SHBA, por deklarata zyrtare aludon një gjë të tillë: “Ne nuk e ndiejmë se është koha për të festuar”, teksa ka shtuar se “më e rëndësishme është të dëgjohen zërat kryesorë”. Sony kishte planifikuar që të enjten të prezantonte disa prej lojërave për Playstation 5.

Ndonëse Sony iu referoi indirekt protestave në njoftimin e saj për shtyrjen, ka qenë më e qartë rreth pikëpamjeve të tyre në postimet e mëparshme në rrjetet sociale. “Ne denoncojmë racizmin sistematik dhe dhunën ndaj komunitetit me ngjyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një të ardhme të shënuar nga ndjeshmëria dhe drejtësia. Mbështesim krijuesit, lojtarët, të punësuarit, familjet dhe miqtë tanë me ngjyrë. #BlackLivesMatter”.

PlayStation 5 pritet të ofrojë atë që Sony po e quan një “evolucion” audioje. Në një prezantim të hershëm kompania theksoi se PlayStation 5 do të hapë një rrugë të re në perceptimin e audios, falë njësisë së re proçesuese që përmban. “Duke instaluar një njësi proçesuese të 3D audio, kemi bërë të mundur sjelljen e eksperiencave të larmishme dhe të sofistikuara në audion 3D”.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0