Google shtyn prezantimin e Android 11 - Business Magazine Albania

Google shtyn prezantimin e Android 11

Google ka vendosur të shtyjë, për një kohë të pacaktuar prezantimin e versionit të fundit të sistemit operativ Android i cili ishte planifikuar të zhvillohej të Mërkurën 3 Qershor – tashmë një muaj më vonë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Në një deklaratë në blogun e Android, kompania tha se nuk është koha për të festuar. “Jemi të ngazëllyer t’ju tregojmë më shumë rreth Android 11, por tani nuk është koha për të festuar. Ne po e shtyjmë ngjarjen e 3 qershorit dhe lëshimin e versionit beta. Do të kthehemi së shpejti me Android 11.”

Megjithëse gjigandi i kërkimit nuk specifikoi arsyen e këtij vendimi, lajmi vjen pasi dhjetëra qytete në SHBA po përballen me një mosbindje civile pas vrasjes së George Floyd. Google ka postuar gjithashtu një deklaratë në mbështetje te komunitetit me ngjyrë: “Ne qëndrojmë në mbështetje të barazisë racore, dhe të gjithë atyre që e kërkojnë atë”.

Megjithatë Google zbuloi disa detaje rreth Android 11 në një postim në blog. Android 11 është hera e parë që Google është larguar plotësisht nga përdorimi i shkronjave dhe ëmbëlsirave, dhe në vend të kësaj është rikthyer sërish te numrat – Do të shtohen gjithashtu edhe disa opsione të reja për telefonat me ekrane me palosje, për teknologjinë 5G, për kamerat, përmbajtjet multimedia, marchine learning dhe shumë të tjera.

ZDNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0