Sezoni turistik 2020 do të zgjasë deri në 15 nëntor, si një mënyrë për të kompensuar muajt e humbur për shkak të pandemisë së COVID-19, bëri me dije ministri i Turizmit, Blendi Klosi.
“Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”.
Ministri Klosi premtoi se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike, ku qytetarët mund të pushojnë pa paguar para.
Ministri i Turizmit njoftoi se të gjithë hotelet dhe restorantet, që do duan të menaxhojnë plazhet përpara biznesit të tyre, duhet të aplikojnë në portalin e-Albania nga 1 deri më 15 qershor dhe të vetëdeklarojnë kushtet e higjienës.
Gjatë kontrolleve nga institucionet shtetërore, të gjithë ata biznese që nuk respektojnë protokollet shëndetësore dhe kushtet e higjienës do të gjobiten dhe mbyllen, për të mos vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Lexoni: A e dëmton empatia biznesin tuaj të konsulencës?
“Për mos respektim të protokollit të shëndetësisë do të ketë gjoba shumë të forta deri në sekuestrim të pasurisë, shezlloneve dhe heqje të liçencës”, tha ministri Klosi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.