Protestuesit jelekë portokalli kanë pushtuar rrugët e qyteteve italiane, për të protestuar kundër bllokimit të rreptë të qeverisë, duke pretenduar se virusi “nuk ekziston”. Ndërsa kundërshtonin rregullat e ashpra dhe shkakun e mbylljes, protestuesit kërkonin që qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte, të zëvendësohet me një qeveri kombëtare dhe kthimin te lira italiane.
Bizneseve italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas një mbyllje prej më shumë se dy mujore, por shumë italianë po kërkojnë që të largohen masat dhe gjithçka të hapet menjëherë. Vendi ka konfirmuar 232.664 të infektuar dhe 33,340 viktima, pasi në një moment arriti shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë.
Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, ku gati askush nuk mbante maska për fytyrën. Gjatë protestës nuk munguan incidentet. Protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë. Ata arritën që të çajnë kordonët e para, por më pas situatën e morën në dorë forcat speciale.
Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.