23 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1122.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 pacientë, ndërsa në total 857 prej tyre janë shëruar.
Marjeta Dervishi, nga ISHP, njoftoi se të infektuarit e rinj janë: 16 në Tiranë, 2 në Lushnje, 2 në Mat, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 në Librazhd. 19 prej rasteve të reja janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1122 të infektuar,
– 33 viktima;
– 857 të shëruar,
– 232 të infektuar aktivë;
Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 26 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar, në gjendje të rëndë.
Lexoni: Paga e luftës, zgjerohet lista e përfituesve
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.