Instat: tregtia online, as nga 6% e kompanive - Business Magazine Albania

Instat: tregtia online, as nga 6% e kompanive

tregtia online

Përdorimi i teknologjisë ishte sfida dhe mundësia më e madhe e këtyre muajve. Megjithë angazhimin e kompanive shqiptare, të dhënat zyrtare të mëparshme, tregojnë se tregu ishte larg përgatitjes dhe niveli i përdorimit të teknologjisë ishte i ulët.

Raporti i Institutit Shqiptar të Statistikave, tregon se vitin e kaluar vetëm 5.8% e bizneseve shqiptare shisnin nëpërmjet internetit. Pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Peshën më të madhe të tregtisë online e zënë ndërmarrjet, që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikimit me 28.5 %, pasuar nga hotelet dhe restorantet me 12.8% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 9.7%.

Pavarësisht ritmit rritës ndër vite, tregtia online në Shqipëri është ende e dobët dhe gati në faza embrionale. Kjo pasi edhe në rastin kur porosia merret online, pagesa bëhet cash në momentin e dorëzimit, duke mos e mbyllur ciklin e plotë të tregtisë online.

Lexo: Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Niveli i ulët i tregtisë online, sipas ekspertëve lidhet me informalitetin të lartë, dominimit të transaksioneve cash dhe një përdorim ende të ulët të instrumenteve elektronike të pagesave.

Sipas raportit, shfrytëzimi i mundësive të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga biznesi shqiptar mbetet i kufizuar. Rreth 97% e ndërmarrjeve, që kanë kompjuter dhe njëkohësisht lidhje interneti, por, më pak se gjysma e bizneseve të anketuara, rreth 44.5%, kanë një faqe të tyre në internet. Për më tepër, ky tregues paraqitet në rënie për të katërtin vit radhazi.

Sipas të dhënave zyrtare, përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm. Aktualisht mbi 73% e popullsisë ka akses në internet. Por, faqet e internetit nuk shihen ende si “dyqani” i tyre në marrëdhënie me klientin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0