Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin

Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin

lëvizja e automjeteve

Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kjo është java e fundit me kufizime, në zonat e konsideruara të kuqe.

Prej 1 qershorit do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin dhe gjatë fundjavave nuk do të ketë më kufizime.

Kreu i qeverisë foli edhe për transportin publik, por nuk dha asnjë datë konkrete se kur mund të rifillojë aktivitetin ky sektor. “Transporti publik do të rrijë i mbyllur edhe për pak kohë”, tha ai.

“Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasmave, funeraleve ku ende s’do mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do rrijë i mbyllur edhe për pak dhe plazhet ku do të kenë masa sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur si më parë. Të hënën, në 1 qershor, do të hapen kopshtet dhe çerdhet, do të hapim kufijtë tokësorë, do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, kjo fundjavë do të jetë e fundit e ndalim-kalimit të kufirit përtej çdo zone të kuqe”, tha Rama.

Lexoni: 1 Qershor, hapin dyert çerdhet dhe kopshtet. Ja cilat janë kriteret e stafit dhe prindërve

Nga 1 qershori

S’ka më zona të kuqe/ të gjelbra
Rihapet qarkullimi në të gjithë Shqipërinë
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen kufijtë tokësorë
Hapen plazhet për hotelet (10 qershor hapen për të gjithë qytetarët)

Do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura

Aktivitetet sportive dhe kulturore me spektatorë
Transporti publik
Dasmat dhe funeralet me shumë njerëz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0