OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës

OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës

Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo: Konfindustria dëmi ekonomik në Shqipëri 2 miliardë $. Kërkohet hapja e menjëhershme përpara 1 Qershorit

Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

“Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar”, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit – një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokuinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike.

Duke folur së bashku me zotin Ghebreyesus, Mike Ryan, drejtues i programit të emergjencave të OBSH-së, tha se vendet duhej të punonin për t’u siguruar që të mos kishte kulmim të dytë të menjëhershëm të virusit. Ai tha se vendet do të duhej të krijonin strategji gjithëpërfshirëse për të siguruar një trajektore në rënie të rasteve me COVID-19.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0