Spanja pret turistët e parë, në korrik rihap kufijtë - Business Magazine Albania

Spanja pret turistët e parë, në korrik rihap kufijtë

Sektori i turizmit në Spanjë do të rihapet dhe do të jetë gati për të pritur turistët e huaj në muajin korrik, tamam në kohë për pushimet verore, pasi vendi gradualisht po heq një nga lock-down më të rrepta në botë pasi u prek nga pandemia e Covid-19, që ka vrarë gati 30,000 persona në Spanjë.

Faktet kryesore

  • Turistëve të huaj do të lejohen të vizitojnë Spanjën duke filluar nga muaji korrik, u shpreh kryeministri Pedro Sánchez para gazetarëve në një konferencë për shtyp të Shtunën.
  • Sánchez tha se sektori i turizmit në Spanjë duhet të fillojë përgatitjet për rihapjen dhe inkurajoi Spanjollët që të planifikojnë pushimet e tyre verore brenda vendit.
  • Sipas Reuters, Spanja pret më shumë se 80 milion turistë të huaj në vit, dhe ata kontribuojnë në ekonominë vendase prej gati 13%.
  • Bashkimi Evropian ka shtyrë vendet e saj anëtare që të hapin vendet e tyre për turizëm, të paktën për vendet brenda bashkimit në kohë për pushimet veriore, pasi turizmi përbën 10% të ekonomisë së BE-së.
  • Ende nuk dihet se çfarë masash specifike mbrojtëse do të vendosen ose nëse Spanja do të kufizojë hyrjen vetëm për turistët nga vendet e konsideruara me rrezik më të ulët, siç ka bërë Italia.
  • “Pjesa më e vështirë ka mbaruar,” tha Sánchez.

“Ne do të garantojmë që turistët nuk do të rrezikojnë dhe nuk do të përbëjnë rrezik për ne,” – tha Sánchez para gazetarëve të Shtunën. “Nuk do të ketë përplase mes shëndetit dhe biznesit”.

Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të këqija të Covid-19 në botë, duke regjistruar më shumë se 230,000 raste të konfirmuara dhe 28,000 vdekje të ardhura si pasojë e  virsuti. Vendi ka qenë në një karantinë mbarëkombëtare që nga mesi i muajit Mars, megjithëse kufizimet kanë filluar te hiqen gradualisht në të gjithë Spanjën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0