Universiteti i Kembrixhit ka vendosur ta zhvillojë të gjithë mësimin online për vitin e ardhshëm akademik, deri në verën e vitit të ardhshëm.
Lajmi u konfirmua nga universiteti, sipas Shoqatës së Shtypit në Mbretërinë e Bashkuar.
Universiteti i Kembrixhit, është universiteti i parë britanik, që ka marrë këtë vendim për vitin e ardhshëm akademik 2020-2021.
“Universiteti po përshtatet vazhdimisht me ndryshimin e këshillave, që po jepen gjatë kësaj pandemie. Duke pasur parasysh që ka të ngjarë që distancimi social do të vazhdojë të kërkohet, universiteti ka vendosur që nuk do të ketë leksione ballë për ballë gjatë vitit të ardhshëm akademik.”– tha një zëdhënës i universitetit, shkruan CNN.
“Leksionet në auditore pritet të rifillojnë përsëri pas verës së vitit 2021, por mund të krijohen edhe grupe më të vogla mësimi më herët nëse kjo do të jetë në përshtatje me rregullat e distancimit social”, tha zëdhënësi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.