Vendet e Bashkimit Evropian duhet të fokusohen tek investimet në shëndetin publik, ruajtjen e vendeve të punës, kompanive dhe qëndrueshmërinë fiskale.
Lexo: UNDP: Pandemia do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor
Në rekomandimet vjetore për 27 vendet anëtare, të quajtura Semestri Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së deklaroi se Unioni duhet të koordinojë qasjen e tij ndaj rimëkëmbjes ekonomike sapo pandemia e coronavirusit të jetë zhdukur.
“Semestri Evropian është ripunuar dhe është bërë më efikas për të udhëhequr dhe mbështetur shtetet për fazën aktuale dhe atë të ardhshme të krizës. Prioritetet urgjente përfshijnë investimin në shëndetësi, ruajtjen e vendeve të punës, sigurimi që kompanitë të kenë mjaftueshëm likuiditet dhe frenimi i impaktit në shoqëri”, tha Vladis Dombrovskis, zëvendës presidenti i Komisionit Evropian.
Ndërsa komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Paolo Gentiloni tha se gjatë fazës së rimëkëmbjes, investimet dhe reformat duhet të fokusohen tek tranzicioni i gjelbër dhe ai dixhital, si dhe tek garantimi i të drejtave sociale.
“Rekomandimet tona shkojnë së pari për sfidat imediate me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë, si përforcimi i kujdesit shëndetësor, mbështetja e punëtorëve dhe shpëtimi i kompanive. Në të njëjtën kohë, sfidat me të cilat përballeshim më parë nuk janë zhdukur. Klima ende po vuan dhe ambienti ynë ende ndihet keq”, tha z. Gentiloni.
Hendeqet buxhetore në të gjitha vendet e BE-së me përjashtim të Bullgarisë do të zgjerohen përtej limitit prej 3 për qind të GDP-së së brendshme, teksa qeveritë po i përdorin paratë publike për të ngritur ekonomitë që pritet të pësojnë rënien më të thellë të këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.