Aplikimi i granteve për bujqësinë nis me 29 Maj. Prioritet fermat blektorale - Business Magazine Albania

Aplikimi i granteve për bujqësinë nis me 29 Maj. Prioritet fermat blektorale

Aplikimi i granteve për bujqësinë nis me 29 Maj. Prioritet fermat blektorale

Në fund të këtij muaji hapet mundësia e aplikimit në skemat e subvencionimit bujqësor në Ministrnë e Bujqësisë. Ministr Blendi Çuçi tha se ka nisur fushata e informimit për fermerët. Ai pranoi se pjesa më e madhe e fondeve të kësaj skeme do të shkojnë për të mbështetur blegtorinë.

Gjatë vizitës së zhvilluar në një fermë blektorale ai theksoi se, “Ne kemi menduar që për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishëm, rreth 80% të granteve të Skemës Kombëtare për fermerët, t’ia dedikojmë blegtorisë”.

Këtë vit, sipas tij, skema do të jetë më e thjeshtë dhe pagesat do të bazohen tek tufa bazë. “Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite.  Mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor”, tha ministri Çuçi.

Me këtë mbështetje synohet të rriten fermat blektorale dhe prodhimi blektoral.

Aplikimet mund të bëhen online në portalin E-Albania mes datës 29 Maj -19 Qershor.

Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për këtë vit është rreth 744 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0