2 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 948.
Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej shpërthimit të pandemisë në Shqipëri.
77 përqind e të infektuarve ose 730 prej tyre janë shëruar. Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë vetëm në Durrës.
Lexoni: Si shkojmë pas kostos së fundosur?!
Në 24 orët të fundit janë testuar 168 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 12,722 persona, prej të cilëve janë:
– 948 të infektuar,
– 31 viktima;
– 727 të shëruar,
– 190 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 maj është:
– Tiranë, 69 pacientë aktivë,
– Krujë, 44 pacientë aktivë,
– Shkodër, 15 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Durrës, 31 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Kurbin, 1 pacient aktiv.
Lexoni: Shtohen masat lehtësuese: hiqen autorizimet, hapen lokalet, zgjerohet orari i lëvizjeve
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto