18 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 916.
77 përqind e të infektuarve ose 705 prej tyre janë shëruar.
Silva Bino, nga ISHP tha se të infektuarit e rinj janë përkatësisht: 7 raste në Durrës, 2 në Krujë, 4 në Tiranë dhe 5 në Berat.
Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11,458 persona, prej të cilëve janë:
– 916 të infektuar,
– 31 viktima;
– 705 të shëruar,
– 161 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se nëse do të vijohet me tendencën negative të ditëve të fundit, qeveria mund të bëjë hapa pas dhe të shtrëngojë sërish masat.
Lexoni: 5 hapa si mund të keni një tru të shëndetshëm
“Rritja e mëtejshme do të na detyrojë të marrim vendime për të shmangur një valë të dytë. Qytetarët e kanë në dorë nëse do të vijojmë me lirimin e masave apo do të frenojmë”, tha Manastirliu.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 maj është:
– Tiranë, 77 pacientë aktivë;
– Krujë, 46 pacientë aktivë;
– Shkodër, 16 pacientë aktivë;
– Kamëz, 12 pacientë aktivë;
– Durrës, 9 pacient aktivë;
– Berat, 10 pacientë aktivë;
– Fier, 5 pacientë aktivë;
– Elbasan, 2 pacientë aktivë;
– Mirditë, 1 pacient aktiv;
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto