4 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, 2 prej të cilëvë në Tiranë dhe 2 në Berat.
Ashtu si dy ditët e kaluara, kjo shifër e të infektuarve ditorë është më e ulta në dy muajt e fundit.
Flutura Beqo, nga ISHP bëri me dije se 78 përqind e të infektuarve ose 688 prej tyre janë shëruar.
Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11578 persona, prej të cilëve janë:
– 880 të infektuar,
– 31 viktima;
– 688 të shëruar,
– 161 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 21 pacientë, ku vetëm 1 është në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Lexoni: Businessmag.al, vjen me një platformë të re, më praktike për ju
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto