Gjermania do të shpenzojë 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës 

Gjermania do të shpenzojë 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës 

Gjermania

Qeveria gjermane do të shpenzojë 750 milionë euro për kërkimet shkencore për gjetjen dhe më pas shpërndarjen e një vaksine kundër Covid-19.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Kërkimit Anja Karliczek.

Rreth 500 milionë euro do të shkojnë drejt zgjerimit të kapaciteteve për krijimin dhe testimin e vaksinës dhe pjesa tjetër e parave do të jetë për zhvillimin e kapacitetit prodhues.

“Sapo të zbulohet dhe aprovohet një vaksinë, prodhimi duhet të fillojë sa më shpejt, në një shkallë të gjerë si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën,” tha ministrja Karliczek.

Lexoni: Businessmag.al, vjen me një platformë të re, më praktike për ju

Një ndër qëllimet kryesore të programit të ri të financimit është të lejojë që testimet klinike të nisin me një numër më të madh pjesëmarrësish që nga fillimi. Personeli mjekësor ose punëtorët e tjerë thelbësorë mund të përfshihen në testime në baza vullnetare, tha Karliczek.

Gjermania është një nga një shtetet, që po shpenzon më shumë për gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Sipas Shoqatës Gjermane të Kompanive Farmaceutike, aktualisht në botë po punohet në 121 programe kërkimore për gjetjen e një vaksine.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0