COVID-19, Vetëm 8 të infektuar në 3 bashki të vendit

COVID-19, Vetëm 8 të infektuar në 3 bashki të vendit


8 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 803. Eugena Tomini, nga ISHP, bëri me dije se, nga këto 5 raste janë në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Gjatë gjithë kësaj jave shifrat kanë qenë të qëndrueshme. Është shënuar edhe përqindja e pozitivitetit më të ulët që nga fillimi i epidemisë me 4.3 %.

68 përqind e të infektuarve ose 543 prej tyre janë shëruar.

Lexoni: Fillon aplikimi i masave të reja lehtësuese, taksi për udhëtime ndërqytetase

Në 24 orët e fundit janë testuar 140 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9006 persona, prej të cilëve janë:

– 803 të infektuar,

– 31 viktima;

–  543 të shëruar,

–  229 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, ku vetëm 7 është në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, deri më 4 maj është si vijon:

Tiranë               93 pacientë;

Krujë                 87 pacientë;

Shkodër             17 pacientë;

Kurbin                14 pacientë;

Kukës                  5 pacientë;

Elbasan                4 pacientë;

Mirditë                 2 pacientë;

Berat                     2 pacientë;

Durrës                   1 pacient;

Korçë                    1 pacient;

Lezhë                    1 pacient;

Lushnje                 1 pacient;

Mat                         1 pacient.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0