Fillon aplikimi i masave të reja lehtësuese, taksi për udhëtime ndërqytetase

Fillon aplikimi i masave të reja lehtësuese, taksi për udhëtime ndërqytetase


Sot do të nisë aplikimi i masave të reja lehtësuese, në kuadër të hapjes graduale të vendit dhe ekonomisë.  Listës së zonave të gjelbra, ditën e sotme do t’i shtohen dhe 18 qytete të tjera, të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri në përhapjen e coronavirusit.

Zonave të gjelbra të: Qarku Dibër; Gjirokastrës, të Sarandës, Konispolit, Himarës, Delvinës, Finiqit, Përrenjasit, Pogradecit, Librazhdit dhe Divjakë, nga sot do t’i shtohen: Tropoja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Ura Vajgurore, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Vlora dhe Selenica.

Në këto zona, pensionistët do të lëvizin lirisht, nga ora 06:00 deri në orën 08.30. Nga ora 9.30 deri në 17.30 mund të lëvizin të gjithë të tjerët. Në zonat e gjelbra automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, por jo pensionistët!
Duke filluar nga sot do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje.

Lexoni: Të hapur deri në 17:30? Baret e restorantet nuk duan afat

Ndërkohë në kuadër të masave lehtësuese të kësaj jave lehtësohen edhe procedurat për të riatdhesuarit, të cilët do të lejohen të karantinohen në shtëpitë e tyre.

“Duke nisur nga sot të gjithë të riatdhesuarit me vendbanime në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre. Ndërsa ata që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen në hotele”, ka bërë me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0